HISTORIA E KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË ASAMBLEVE TË PERËNDISË NË SHQIPËRI
Këshilli i përgjithshëm i Asambleve të Perëndisë në Shqipëri (KPAPSH) u krijua në 2003, si përpjekje e bashkëpunimit midis pesë kishave vëndase të krijuara nga misionarët e Asambleve të Perëndisë, të ardhur nga SHBA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), Brazili dhe Finlanda (Fida) në 1990.
Vizioni i KPAPSH mbështet mbi katër shtylla: ungjillizimi, themelimi i kishave, formimi i drejtuesve dhe ndihma humanitare. Kemi dhe vizionin e fortë për të dërguar misionar shqiptar në gjithë Ballkanin dhe në vëndet e pa arritura nga Ungjilli. KPAPSH ka 9 kisha , 6 grupe në krijim,20 vënde lutjeje, 1000 anëtarë dhe pjesëmarrës , 13 pastor kombëtarë dhe 2 misionar. Qëllimi ynë është të dyfishojmë lidhjet tona në 5 vitet e ardhshëm në më shumë themelime të kishave.
Drejtuesit e KPAPSH janë:
Pas. Gëzim Spahija, President
Pas. Kurt Plagenhoef, Zëvëndës President
Pas. Ervin Kodra, Arkëtar
Pas. Miljard Gosturani, Sekretar
Kisha në Shqipëri është shumë e re. Gjatë viteve të komunizmit (1946-1991), të gjitha fetë ishin cilësuar të pa ligjshme dhe Shqipëria ishte i vetmi shtet zyrtarisht ateist në historinë e botës. Kur qeveria komuniste u përmbys në 1991 nuk kishte asnjë kishë Ungjillore dhe vetëm pak besimtarë të njohur. Sot janë 200 kisha ungjillore dhe afërsisht 20.000 besimtarë. Shqiperia është i vetmi komb, krahasuar me vëndet e tjera të Europës Lindore, që ka patur një kishë pentekostale ekzistuese që i mbijetoi komunizmit. KPAPSH ka hedhur themelet për krijimin e një kishe kombëtare nga zero. Në këtë kohë , Shqipëria ishte vëndi më i mbyllur në botë; dhe sot ndoshta vëndi myslyman më i hapur në botë.
Përpjekja më e madhe e bashkëpunimit e KPAPSH deri më tani ka qënë krijimi i shkollës së parë biblike Pentekostale për formimin e ministrave në Shqipëri. Shkolla Biblike eTiranës po përgatit ministra , pastorë, themelues të kishave misionare për veprën e Zotit. Fakulteti është një skuadër shumëkombetarëshe e misionarëve dhe pastorëve kombëtar.
Ndërtesa kryesore është në Tiranë dhe ka një degë në Shkodër, në veri të Shqipërisë.
Ka një nevojë të madhe për të zhvilluar drejtues të kishës në Shqipëri dhe në gjithë rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Maqedonin Perëndimore, Malin e Zi Jugor dhe ne Veri të Greqisë. Shumë qytete dhe qindra fshatra në Shqipëri janë akoma të pa arritura. Puna në Kosovë dhe Maqedoni sapo ka filluar; në Mal të Zi dhe Greqi nuk ka asnjë kishë të Asambleve të Perëndisë kushtuar popullsisë shqiptare që ndodhet atje.
KPAPSH është një lidhje e re, por një lidhje misionare. Kemi dërguar dy misionarë deri tani, që po punojnë në Shkup, Maqedoni per të themeluar kishën e parë shqipëtare në atë vend. Pjesa më e madhe e shqipëtarve maqedonas nuk e ka dëgjuar ungjillin dhe nuk mund ta dëgjoj sepse nuk ka dëshmimtar. KPAPSH përpiqet të predikoj Ungjillin dhe të fitojë të humburit në Shqipëri, Ballkan edhe më tej deri në kthimin e Jezusit.